
Më 25 nëntor 2021, një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, dita kushtuar inaugurimit të statujës së tij ishte emocionuese dhe prekëse. Ajo u ekspozua jashtë stadiumit që tani mban emrin e tij, në prani të presidentit De Laurentiis, të ish-presidentit Ferlaino, shumë ish-shokëve të skuadrës së legjendës argjentinase të futbollit dhe drejtuesve të institucioneve.
Statuja u vendos përkohësisht jashtë stadiumit “Deigo Armando Maradona”, në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare. Tani, çuditërisht, së shpejti do t’i duhet të ndryshojë vendndodhjen.
Cila është arsyeja? Bashkia e Napolit shpjegoi me një rezolutë se nuk mund ta pranonte donacionin. Vlera e punës së artistit Domenico Sepe, në fakt është më e lartë se mundësitë e shpenzimeve të donatorëve.
Jo vetëm kaq: artistit në fjalë (autorit të statujës) do t’i garantohej një shikueshmëri që mund të ishte tërheqëse edhe për artistët e tjerë. Si përmbledhje, respektimi i parimit të paanësisë do të cenohej.
Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te Sepe. Tashmë ka nisur një hetim nga organet e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe çdo aspekti të saj.