Transmetuar më 23-02-2023, 14:18

Partneriteti i gjithanshëm strategjik i bashkërendimit Kinë-Rusi nuk drejtohet kurrë kundër ndonjë pale të tretë dhe nuk lejon ndërhyrje a detyrim nga ndonjë palë e tretë.

Kështu u shpreh të mërkurën drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Wang Yi gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Të dyja palët patën gjithashtu një shkëmbim të thellë mendimesh për çështjen e Ukrainës.

Wang shprehu vlerësimin e tij ndaj vullnetit të ripohuar nga pala ruse për zgjidhjen e problemit nëpërmjet dialogut e negociatave.

Ai tha se Kina, si gjithmonë, do të mbajë një pozicion objektiv e të paanshëm dhe do të luajë një rol konstruktiv në gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës.