Transmetuar më 23-02-2023, 13:37

Dje është publikuar një lajm bombë për një histori dashurie të ndodhur shumë vite më parë dhe që bashkoi botën e futbollit me atë të zemrës (ndjenjave). Dy protagonistët nuk mund të ishin më të famshëm: Diego Armando Maradona dhe Ana Obregón.

Kjo e fundit e ka emrin e plotë Ana Victoria Garcia Obregon (lindur më 18 mars 1955), është një aktore e bukur spanjolle, prezantuese televizive, personazh i famshëm dhe tashmë influencuese me shumë ndikim në rrjetet sociale.

Si gazetarja Pipi Estrada, ashtu edhe një prej miqve të futbollistit, Omar Suarez, konfirmuan informacionin e dhënë nga programi "Telecinco" se të dy e kishin mbajtur krejtësisht të fshehtë romancën.

Ana Obregón saca el baúl de los recuerdos: las fotos inéditas de su  juventud | Marca

Marrëdhënia u krijua në fillim të viteve 80-të, në qytetin e Barcelonës, në privatësinë më absolute. "Ti nuk e di sa e bukur është ajo grua dhe sa mirë është ta puthësh", – do t’i kishte thënë ish-futbollisti mikut të tij.

Maradona mesa duket do të kishte vetëm fjalë të mira për aktoren. “Uh, ju nuk e dini se çfarë ishte kjo grua e jashtëzakonshme. Ajo gjithmonë qëndronte me mua për shkak të bukurisë së gruas, – konfirmoi Omar Suarez. – Të gjithë donin të ishin me të”.