Transmetuar më 23-02-2023, 11:54

Tiranë- Ish-Presidenti Ilir Meta i është bashkuar ditën e sotme protestës së Opositës para Kuvendit të Shqipërisë.

Duke folur nga podiumi, Meta tha se Edi Rama ka frikë nga çdo zë kundër brenda PS, dhe zgjedh “t’i asgjësojë ata”. Ai rrëfeu se të njëjtën gjë ka bërë edhe me një ish-ministre, të cilës nuk ia tha emrin, duke treguar sesi i kishte kërkuar që ta dërgonte ambasadore në SHBA, e sipas tij, këtë e kishte bërë vetëm për ta hequr si deputete pasi ajo ishte zëri i vetëm që dilte kundër.

“Së bashku me sektin e tij, që i ka bërë dëme më shumë se çdo pushtues i huaj këtij vendi. Duhet tu them një histori, sesi u katandis kështu ky parlament, që përjashtohen ata deputetë të nderuar për një fjalë gojë…

Nis protesta e Opozitës/ Berisha dhe Meta "zbarkojnë" para parlamentit Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte, e ka fshirë, dhe ndaj Shqipëria vuan nga kartonokracia.

Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”. ‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’., sepse ajo ishte zëri i fundit që kishte mbetur në PS… ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse? Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson”, tha Meta.