Transmetuar më 23-02-2023, 11:10

TIRANË- Përplasje mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të PD në hyrje të kuvendit. Gardistët pretendojnë se nuk mund t’i lejojnë që të futen në sallë, ndërsa deputetët e përjashtuar kërkojnë që të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë për ankimuar vendimin e marrë ndaj tyre.

Nga pamjet dëgjohen deputetët të cilët i thonë punonjësve të Gardës të mos i prekin me dorë, ndërsa Luan Baçi u shty nga njëri prej gardistëve duke shkaktuar debate. Në videon e filmuar nga vetë deputetët, deputeti Luan Baçi dëgjohet të thotë me tone të larta: Më kape me dorë! Nuk lejohet të kapësh me dorë një deputet.

DEBATI MES DEPUTETËVE DHE GARDËS:

Albana Vokshi: Nuk guxon Garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti. Luan Baçi: Po kush je ti që të na fusësh një nga një? Gardisti: Po hë tani se nuk jeni nxënës kopshti Luan Baçi: Po nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë. Nuk kam qejf të më prekësh, ndaj hape derën që të futem. Hape derën të futem se nuk më merr aty ore. Albana Vokshi: Ooooo, ça po bëni ore. Mos e prek një deputet me dorë. Luan Baçi: Ti je palo djalë. Kë shtyni kështu? Je patronazhist, je palo djalë. Kë shtyn ti? Nuk kam nevojë për ndjesën tuaj. T’ju vijë turp. Ç’është kjo punë? Erdhi tjetri dhe më hipi lart. Luçiano Boçi: Jemi njerëz. Është i operuar tjetri. Doni raport mjekësor këtu. Po na e keni bërë sikur po futemi në alkatraz. Bëni dhe pis kostumin e famshëm të Gardës. Albana Vokshi: Nuk e keni mirë kështu, guxoni ju që të vini dorë mbi deputetin.