Transmetuar më 23-02-2023, 10:58

Pas një vjeshte shumë të nxehtë me Manchester United, Cristiano Ronaldo është bërë futbollist i Al-Nassr. Në fakt ishte në lojë edhe opsioni që portugezi të qëndronte në Evropë, në vend që të niste vetë-ekzilin e tij fitimprurës në Arabinë Saudite.

Si në verë, ashtu edhe kur mbeti i lirë nga "Djajtë e Kuq", pesë herë fituesi i "Topit të Artë" iu ofrua skuadrave të ndryshme nga Kontinenti i Vjetër, veçanërisht atyre që luajnë në Champions League.

Të gjithë thanë "jo", përfshirë Borussia Dortmundin. Dhe për të shpjeguar pse Cristiano Ronaldo nuk ka qenë as afër veshjes së fanellës verdhezi ka menduar drejtori i përgjithshëm i Borussia-s, Carsten Cramer.

Duke folur në podkastin e "Kicker", menaxheri hodhi në tryezë arsyet pse klubi gjerman nuk kishte ndërmend të përdorte kurrë shërbimet e futbollit të portugezit: "Vlera e Borussia Dortmundit nuk varet nga numri i ndjekësve që kemi në rrjetet sociale.

Ne jemi një klub futbolli, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne gjithashtu mund të kemi idetë më të mira të marketingut në botë, por nëse humbim 3- 0 në shtëpi kundër Freiburgut, ato gjithsesi nuk janë të dobishme për ne”.

Në mediat sociale, në fakt nuk ka asnjë krahasim: Cristiano lundron me 800 milionë ndjekës mes Instagram, Twitter dhe Facebook, ndërsa Borussia arrin një maksimum prej 40 milionë ndjekësish.

Por gjëja e rëndësishme për menaxherin e verdhezinjve janë tifozët e vërtetë, ata që vijnë në stadium, në vend të atyre që në të vërtetë e ndjekin lojtarin portugez: “Është një bekim për ne që kemi tifozë. Ne shesim 500.000 fanella në vit falë tyre, të cilët të gjithë bëhen ambasadorë të Borussia Dortmundit”.

Shkurtimisht, arsyeja pse verdhezinjtë i thanë "jo" CR7 nuk është aq çështje e fushës apo ekuilibrit ekonomik, siç ka ndodhur në raste të tjera (shih Bayern Munich), por sepse në idenë e klubit vlera e marketingut të shtuar e portugezit thjesht nuk i përshtatet.

Dhe duke marrë parasysh që Borussia është e para në Bundesligë, në të njëjtin nivel me Bayern Munich dhe Union Berlin, rezulton se edhe në fushë nuk ka pasur shumë nevojë për CR7.