
Xavi Hernández e pranoi vështirësinë e mposhtjes së Manchester United në "Old Trafford". Katalanasit do të luajnë sonte ndeshjen e kthimit në "Europa League" me kualifikimin për t’u vendosur. Ata barazuan 2-2 në ndeshjen e parë, por trajneri blaugrana beson në aftësinë e ekipit të tij për ta kapërcyer këtë raund. Ai ka vlerësuar gjithashtu rikthimin e mundshëm të Messit në "Camp Nou".
Çfarë prisni nga ekipi?
Është një ndeshje shumë e vështirë, do të kemi përballë një nga skuadrat më të mira në Evropë. Është Manchester United më i mirë në vitet e fundit. Ne duhet të tregojmë shumë personalitet.
Formacioni?
Ne e kemi vendosur, por lojtarët nuk e dinë ende.
Mungesat?
Do të veçoja atë të Dembele. Edhe Pedri është referenca jonë në lojë, sepse nuk humb topa. Gavi është pasion dhe intensitet i pastër.
Rritja e Araujo…
Jam përpjekur ta bëj të guxojë, të bëjë gjëra me topin. Është normale, kur nuk e kontrollon situatën, të jep pasiguri. Dua që ai të guxojë, sepse ka shumë potencial.
Evolucioni i skuadrës…
Sonte do të shohim nëse do të ndryshojmë dhe nëse do të jemi në lartësinë e detyrës së këtij kompeticioni. Nuk mund të themi nëse jemi rikthyer apo jo. Është një mundësi shumë e mirë për të treguar sa vlejmë.
Pozicioni i Sergi Roberto…
Ai mund të luajë në role të ndryshme, është një garanci për mua. Gjithmonë bën mirë, kudo që luan.
La Liga apo "Europa League"?
Nuk mund të hedh asgjë, ne jemi Barça. Nuk jemi këtu për të zgjedhur. Të dalim jashtë Europës qysh tani do të ishte një zhgënjim shumë i madh.
Al-Thani dëshiron Manchester United…
Është ligji i kërkesës dhe ofertës. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me sheikun në fjalë. Ai është serioz, i përgjegjshëm dhe mendoj se do të bënte një punë të mirë.
Plan për Rashford?
Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por ne nuk kemi një plan vetëm për të mbuluar atë.
Lewandowski…
Sulmuesit gjithmonë duhet të shënojnë dhe janë në qendër të vëmendjes, por ne shikojmë përtej golave.
Rikthimi i Messit te Barcelona?
"Nuk kam asgjë për të shtuar, tashmë e kam thënë se Barcelona është shtëpia e tij. Nuk mund të them asgjë tjetër. Ai është një shok imi, jemi në kontakt të përhershëm. Do të varet shumë nga ai. Çfarë do ai të bëjë në të ardhmen e tij dhe klubi që i përshtatet. Më i miri në botë dhe në histori përshtatet gjithmonë.
Arbitrat?
Unë kurrë nuk kam ndjerë se më kanë ndihmuar. As në Evropë dhe as në Spanjë. Nuk kam ndjerë kurrë se gjyqtarët na kanë ndihmuar.
Takim me Guardiolën në manchester…
Nuk kam folur me të këtë javë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë. Nesër kemi shumë punë, ndoshta takohemi në një kohë tjetër.