Transmetuar më 23-02-2023, 09:12

Pas mosmarrëveshjes Lukaku- Barella pati një përplasje të ashpër verbale edhe mbrëmë në “San Siro”, gjatë Inter-Porto 1-0, mes dy lojtarëve zikaltër: Onana dhe Dzeko. Ishte Calhanogli, ai që bëri "zjarrfikësin", duke ia mbyllur me dorë gojën kamerunasit.

Ja çfarë ndodhi: në pjesën e parë, Onana iu afrua arbitrit pas një faulli të shkaktuar ndaj Bastoni në minutën e 37-të, Dzeko i tërhoqi vëmendjen dhe ia përsëriti tri herë portierit rrezikun e ndëshkimit: “Duhet të mbyllësh gojën dhe të kthehesh në portë”.

Duke e mbyllur këtu çështjen, duke supozuar se nuk ka pasoja në dhomat e zhveshjes, ishte Calhanoglu, ai që e qetësoi tërbimin e portierit, që iu kthye më kërcënues se kurrë sulmuesit boshnjak. Dhe të mendosh se Onana kishte qenë protagonist i një sherri edhe në stërvitje…

Pas ndeshjes, së fituar 1-0, erdhi edhe shpjegimi i Onana për këtë acarim me shokun e skuadrës: "Janë gjëra që lidhen me tensionin e ndeshjes. Ka vizione të ndryshme, gjithçka shërben për të përmirësuar grupin dhe cilësinë e ekipit.

Jemi lojtarë me përvojë, të gjithë thonë atë që mendojnë, ne kemi të drejtë. Mendoj se duhet ta lëmë çdo gjë pas, në fushë. Nëse duke u inatosur kështu i fitojmë të gjitha ndeshjet, aq më mirë".

Dzeko contro Onana, scintille durante Inter-Porto: rissa sfiorata. "Devi stare zitto e..." FOTO