Transmetuar më 23-02-2023, 08:25

Duket se policia greke ka rënë në gjurmët e autorëve të sherrit, që përfundoi me vrasjen aksidentale të shqiptarit 39-vjeçar dy ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme policia ka njoftuar se ka arritur të identifikojë 4 nga shtatë personat e përfshirë në ngjarje.

Viktima që punonte si hidraulik kishte shkuar në kafene për të parë ndeshjen e Ligës së Kombeve, por nuk u kthye më në shtëpi pasi fati i kishte parashikuar një surprizë të hidhur.

Sipas informacioneve pas kësaj ngjarjeje qëndron “L Team” që kontrollon drogën në qendër të Athinës.

Banda e ashpër përbëhet nga të paktën 8 anëtarë, me origjinë shqiptare dhe të shkuar të rëndë kriminale.

Oficerët po ekzaminojnë shtatë gëzhojat e gjetura në kafene për të përcaktuar nëse armët janë përdorur në një ngjarje tjetër.

Njëkohësisht janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës dhe po bëhet gjithçka që të identifikohen edhe 3 kriminelët e mbetur, pasi dyshohet se ata do të tentojnë të arratisen drejt Shqipërisë