Transmetuar më 22-02-2023, 23:13

Eva Alikaj u bë dje konkurrentja e radhës që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP. Aktorja e famshme u fut pas një skeçi që bënë banorët e BB nga “Pallati 176” ku protagoniste në atë kohë ishte vetë Eva.

Edhe pse nuk kanë kaluar 24 orë që nga momenti i futjes së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Eva ka shpërthyer në lot.

Në fillim nuk po kuptoheshin lotët e saj por në një bisedë të Luizit me Tanin, ky i fundit i thotë se ka 1 muaj që i ati ka ndërruar jetë.

Teksa Eva vazhdonte të qante, pranë i është afruar Armaldo i cili i ka dhënë mbështetjen e tij.