Transmetuar më 22-02-2023, 21:26

KOSOVË- Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së 4 personave ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën Ferizaj-Sthimë.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, njëra nga makinat ka dalë nga rruga ndërsa në pjesën e përparme është shkatërruar plotësisht.

Dyshohet se përplasja e tre mjeteve ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë përtej normave të lejuara. Ndërsa në vendin e ngjarjes shihet policia dhe ambulancat të cilët po nxjerrin trupat e pajetë nga mjeti i shkatërruar.

Pritet që hetuesit të zbardhin shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugësn Ferizaj-Shtimë të Kosovës.