Transmetuar më 22-02-2023, 21:00

Tragjedia rrugore që ndodhi sonte në Kosovë, mori jetën e katër personave në moshë të re, ndërsa një çift po lufton për jetën në spital, raporton noa.al.

Tre nga katër persona e vdekur janë, Mërgim Behluli, 23 vjeç, Arlind Isufaj, 21 vjeç dhe Armend Muhedini, 38 vjeç.

Të ndjerit ishin nga fshatrat Dramijak dhe Mollopolc. Në galeri, shikoni pamje nga aksidenti tragjik.

Sakaq, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.

Spitali lokal njoftoi se burrë e grua janë dërguar tashmë në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin në një veturë të tipit BMW, kur papritmas shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me veturën në të cilën ndodhej çifti si dhe me një makinë të tretë.