Transmetuar më 22-02-2023, 21:07

GJERMANI-Dënohen me burg përjetë dy shqiptarët në Gjermani.

Shqiptarët e moshave 32 dhe 36 vjeç, janë dënuar me burg të përjetshëm pasi akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri një tjetër shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, para një shkolle fillore në rrethin e Rotenburgut.

Sipas mediave gjermane, gjithçka që ka nxitur këtë krim ka ndodhur në Shqipëri dhe dyshohet se bëhet fjalë për një gjhakmarrje.

46-vjeçari që u vra nga dy shqiptarë në viti 2017, akuzohej se kishte vrarë një 17-vjeçar në vitin 2011, i cili ishte kushëri i dy të arrestuarve.

Të dy e kishin ndjekur shënjestrën e tyre dhe e kishin lokalizuar në Gjermani. Ata e vranë para shkollës fillore, teksa ai priste të merrte djalin.