Transmetuar më 22-02-2023, 20:36

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë duke marrë jetën e katër shqiptarëve pasi 3 makina u përplasën mes tyre.

Tragjedia rrugore ndodhi sonte në orën 19.15 në hyrje të Shtimës, Kosovë, në aksin rrugor Ferizaj-Shtimë, raporton noa.al duke cituar një komunikatë paraprake të policisë së Kosovës.

"Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha policia.

Në galeri shikoni pamjet në vendngjarje.