Transmetuar më 22-02-2023, 05:59

Princi Harry, gruaja me të cilën ka bërë seks për herë të parë thyen heshtjen e saj

Kur Princi britanik Harry, publikoi librin e tij, ai bëri bujë me rrëfimin e herës së tij të parë. Ai tha se e bëri në një arë, me një femër më të madhe në moshë, por nuk tregoi kush ishte ajo.

Mediat britanike e gjurmuan dhe e gjetën gruan që çvirgjëroi Princin Harry dhe ajo ka rrëfyer detaje të asaj nate.

Por derisa të dilte Sasha, me qindra gra raportuan se ishin ato që e kishin çvirgjëruar Princin Harry.

Sasha Walpole, 40 vjeçe, që shikoni në foton më lart, ka treguar se në më pak se pesë minuta përfundoi e gjitha.

Çfarë tha Princi Harry 

“Kam humbur virgjërinë time, një episod i turpshëm me një grua më të madhe në moshë, që i pëlqenin burrat në moshë të re dhe që më trajtoi si një hamshor të ri.

Gabimi im ishte që lejova të ndodhte ajo që ndodhi, në një fushë pas një pijetoreje. Me siguri dikush do të na ketë parë”, përshkruan Princi Harry në librin e tij.

Çfarë rrëfen Sasha

Sasha tregon se e ka njohur Princin Harry kur ai shkonte të vizitonte pronën e mbretit Charles në Gloucestershire.

Ajo është vetëm dy vjet më e madhe se Princi Harry dhe dukshëm më e re se shumica e grave që tërë këto javë janë ekspozuar se dashnoret e tij të herës së parë.

Duke folur për The Sun dhe Daily Mail, ajo tha se Harry bëri lëvizjen e parë, duke bërë që të përfundojnë në seks "spontan" në një fushë prapa pijetores The Vine Tree në fshatin Wiltshire të Norton.

Sasha kamionistja, e cila tani është nënë e dy fëmijëve, është kamioniste dhe punon me një ekskavator.

Në intervistë ajo kujton sesi, e kishte ftuar Harry-n në pijetore për të festuar ditëlindjen e saj të 19-të.

Të dy ishin miq të ngushtë, thotë ajo, dhe Harry i kishte sjellë asaj një Miss Piggy dhe një kartolinë komike për ditëlindje.

Pak para mbylljes së pijetores, Princi Harry e pyeti: "A shkojmë për një cigare?" Më pas shkuan në një fushë aty pranë për të pirë duhan larg truprojave.

“Ai filloi të më puthte”, kujton Sasha Walpole. “Ishte pasionante, intensive. Nga një puthje, shkuam në hapin tjetër shumë shpejt. Ishte e menjëhershme, e zjarrtë. Dhe pse mes dy miqsh.

Ai nuk ishte "Princi Harry" për mua. Ishte Harry, miku im. Por situata kishte dalë pak nga kontrolli. Ndjeva se nuk ishte e drejtë. Mendoj që nuk duhej të ndodhte”, shtoi ajo.

Kurse tha: "Nuk ishte e paramenduar. Ne nuk shkuam atje për ta bërë. Nuk ishte e paramenduar dhe nuk e dija që ishte i virgjër. Dukej se e dinte se çfarë po bënte. Ishte diçka e shpejtë, e egër, emocionuese. Të dy ishim të dehur".

Në vijim, ajo tregon dhe diçka tjetër: "E gjitha përfundoi në më pak se pesë minuta dhe ishte me nxitim. Ai nuk u kujdes që dhe unë të isha e lumtur. Edhe pse në librin e tij e përshkruan veten si hamshor", përshkroi 40-vjeçarja. Ajo nuk harron të thotë edhe se gjatë aktit nuk përdorën mbrojtje me prezervativ dhe asgjë tjetër.

Por çfarë ndodhi pas kësaj?

Sasha tregon se u kthyen në realitet kur nisën të thonin: "Çfarë po bëjmë? Nga të shkojmë. Ku jemi këtu? U ngritëm, veshëm përsëri rrobat dhe ramë dakord që të ktheheshim në drejtime të ndara për në pijetore.

Ajo natë shënoi fundin e miqësisë së Sashës me Harrin. Nga të qenit miq të ngushtë, ata pushuan së dërguari mesazhe dhe nuk u panë më.

Sasha thotë se nuk u lëndua. Ajo më pas filloi të shoqërohej me një grup burrash, pasioni i të cilëve ishte motorsporti dhe jo kuajt dhe takoi Ianin, njeriun që më vonë do të bëhej burri i saj.