Transmetuar më 22-02-2023, 19:51

Sot, vëllai i Madh u dha mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar, lojë të cilën e kanë realizuar një herë, mirëpo dështuan. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar. Ata do të ndahen në dy grupe, ku Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.

Ndërsa grupi i dytë me Evën lidere, do të ketë pjestarë Armaldon, Kristin, Keisin Tanin dhe Nitën. Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin.

Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë. Vëllai i Madh i ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Pas komunikimit për zhvillimit e sfidës, banorët kanë nisur të bëhen gati duke u lidhur me litar. Të shohim mos ndonjëri prej tyre, bën të njëjtin gabim si të Ermionës.