Transmetuar më 22-02-2023, 18:28

ATHINË, Greqi – Në foto janë tre të dyshuar si anëtarë të bandës së rrezikshme shqiptare që akuzohen se vranë bashkëatdhetarin e tyre në lokal i cili u ndodh në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Gjithçka ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal në Nea Jonia, Athinë, raporton noa.al.

Policia tha se pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihen 7 shtetas shqiptarë që konsiderohen nga autoritetet greke si kriminelë të rrezikshëm të arrestuar më parë dhe të lënë të lirë.

Banda përbëhet nga 10-11 persona me kombësi shqiptare, të cilët aktivizohen gjatë natës në rastet e zhvatjes, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.

Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve.

Të shtënat në kafenenë Nea Ionia duket se kanë ndodhur pas një sherri mes bandës dhe tre personave të tjerë, gjithashtu shqiptarë, me të cilët ka pasur debate për një arsye ende të panjohur.

Policia greke ka nisur një gjueti për gjetjen e bandës, ndërsa në zonën e Gizit është gjetur makina e përdorur nga autorët. Makina është transferuar në laboratorët e mjekësisë ligjore të policisë greke.

Viktima