Transmetuar më 22-02-2023, 15:22

VLORË – Një zbaticë ekstreme ka ndodhur në Vlorë. Deti është tërhequr dhjetëra metra duke zbuluar sipërfaqe të madh në breg të detit.

Ambjentalisti Simo Ribaj u shpreh se zbatica është një fenomen natyror normal, por jo në këto përmasa.

“Po bëhen zbatica në përmasa ekstreme vitet e fundit. Sivjet është edhe më e madhe. Dhe kjo e bën atë të vecantë dhe të bën të thuash se ka ndodhur ngjarje me klimën, kanë ndodhur shumë ndryshime. Një sipërfaqe e madhe që është është rërë, është bërë plazh. Dhe mendoni sa miliona gjallesa ka aty të cilat do të ngordhin, është dëmtuar habitati i tyre.”u shpreh ai, ndërsa apeloi për më shumë vëmendje e kujdes ndaj natyrës.

“Ndryshimet e klimës, janë të ndikuar nga dëmtimet e natyrës ndër vite. Atë që i shkaktojmë natyrës sot, efektet i shohim pas shumë vitesh. Ashtu sic shohim se deti është tërhequr sot, nesër mund të vijë të na mbytë.