Transmetuar më 22-02-2023, 13:43

Tiranë- Ish- Presidenti Ilir Meta u paraqit sot në SPAK.

“Nuk është përgjegjësia ime por meqë keni pritur jam i gatshëm t’u përgjigjem me shumë qetësi dhe dashuri pyetjeve tuaja, tha Meta para gazetarëve.

Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të filluar kryesisht që në 2019, me burime të hapura, portale me çfarë kuptova.

Unë ju kam thënë dhe qytetarëve dhe ju që kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë që sa herë do ftohesha do vija me shumë kënaqësi për t’i ndihmuar në cdo çështje që ata gjykojnë se unë mund t’i ndihmoj.

Sot, me sa kuptova kishte të bënte me çështje të CEZ dhe CEZ-DIA. Një çështje që është përsëritur dhe stërpërsëritur e riaktivizohet sa herë Rilindja është në krizë por jam i detyruar të tregoj sjelljen time prej qytetari ndaj institucioneve të drejtësisë dhe modelin qytetar në raport me transparencën që duhet të tregojë cdo person qe eshte i perfshire ne politike.

Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për t’i ndhmuar si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara”- tha Meta.

Ngrini dyshime se SPAK ka ndikim politik?

Ju e dini se kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta tek SPAK, janë dhënë nga Kongresi i partisë. Ilir Meta është i hapur dhe transparent dhe mezi presim për ato firmat fët e fët, të ketë akte dhe veprime konkrete edhe për gjithë ato çështje aq të rënda që e kanë bërë Shqipërinë që të jetë më i korruptuari në Europë. Gjithçka që është kjo çështje nuk ka lidhje me Ilir Metën, nuk është bërë në kohën që Meta ka qenë ministër. Ne e kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer.

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?

Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e mia për korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd.

A keni besim te SPAK?

Faleminderit.