Transmetuar më 22-02-2023, 12:55

Një ndjekës u përpoq ta destabilizonte Chanel Totti në TikTok, duke bërë një krahasim estetik të kotë me nënën, Ilary Blasi.

Megjithatë, vajza e ish-kapitenit verdhekuq nuk ra në grackë dhe u përgjigj duke treguar pjekuri e mençuri të madhe, pavarësisht moshës së re.

“Mamaja jote është shumë më e bukur”, – iu drejtua një përdorues në videon e fundit të 16-vjeçares. "Oh, po," – u përgjigj Chanel, duke shuar kështu çdo polemikë në fillim.

Ndër të tjera, vajza e dytë e Tottit dhe prezantuesja e "Isola dei Famosi" janë shumë të afërta dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.