Transmetuar më 22-02-2023, 12:37

Francë- Ngjarje tronditëse në Francë. Mësuesja vritet me thikë nga nxënësi i saj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në qytetin Saint-Jean-de-Luz.

Adoleshenti i nguli thikën mësueses me origjinë spanjolle, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat i morën dhe jetën.

Autoritetet kanë arrestuar nxënësin.

Një hetim ka nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.