
Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” ka qenë plot surpriza që nga fillimi deri në fund.
Vëllai i Madh i kishte sjellë Kiara Titos babain. Moderatorja ka rrëfyer dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj. Madje edhe Luiz Ejlli ka kërkuar që të vinte babai ose gjyshja e Kiarës.
E kjo dëshirë u realizua gjatë prime-t të djeshëm, ku më në fund Tito arriti që të surprizohej nga babai.
Ky i fundit i tha të bijës se e ndjekin vazhdimisht, e tani nuk duhet ta shohin BB VIP2 vetëm për të, por edhe për ‘çapaçulin’, Luiz Ejllin.
Babai i tha Kiarës se është krenar për të dhe se e duan shumë.
“Babi që të do, të do me gjithë shpirt se më ke nderuar, jo vetëm mua, por të gjithë na ke nderuar. Tani i bie puna se nuk do ndjekim vetëm njërin, do ndjekim dy edhe çapaçulin”, tha zoti Arben.