Transmetuar më 22-02-2023, 09:29

Policia e Tiranës në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë finalizuar me sukses opoeracion “Euro post”, ku në pranga ka rënë një 20-vjeçar.

Shtetasi B.B, banues në Vlorë, reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara, vihet në pranga 20-vjeçari.

20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.