Transmetuar më 22-02-2023, 08:53

"A është bota e futbollit homofobike? Sigurisht që po. Nëse jam futbollisti i parë që dal hapur, kjo gjë vetëkuptohet". Këto janë fjalët e Jakub Jankto për “Le Iene”. Mesfushori çek, me një të kaluar në Serie A, përfundoi në qendër të vëmendjes së mediave, pasi deklaroi se ishte homoseksual:

“Vendimi, pas 27 vitesh, ishte mjaft i rëndësishëm dhe jam i kënaqur”. Kështu filloi Jankto, i cili bëri një gjest të pabesueshëm në botën e futbollit: "Për disa është një revolucion, për mua është një gjë absolutisht normale.

Pas 26 vitesh me atë barrierë mora guximin të zbuloja të vërtetën. Tashmë ndihem vërtet i lirë dhe kjo është e jashtëzakonshme. Shumë njerëz kanë frikë ta pranojnë homoseksualitetin e tyre. Me atë që bëra shpresoj t’i ndihmoj këto njerëz".

Për reagimin e tifozëve: "Më duartrokitën, e pamë në ndeshjen e parë pas daljes hapur, kështu që ndjesitë janë të mira. Unë e postova edhe në Instagram; pas një kohe të gjatë luajta me buzëqeshje. Mund të fitoni, realizoni ‘hat-trick’, mund të shënoni gola me një buzëqeshje”.

Më pas për tifozët rivalë: “Sidomos kur luan jashtë shtëpisë të thonë fjalë të këqija, ultrasit janë të tillë”. Për ish të dashurën dhe djalin e tij: "Do ta mbroj edhe gruan time, pastaj nuk mund të bëj shumë për atë që bëjnë të tjerët. Djali tani është 3 vjeç e gjysmë dhe shpresoj që kur të jetë 7 a 8 vjeç do të kuptojë më mirë”.

Më pas për komentin e Damiano Tommasit, sipas të cilit ky pranim publik i homoseksualitetit mund të rezultojë si bumerang, mesfushori tha: "Të shpresojmë që të mos jetë kështu, as që dua ta mendoj. Vendosa fytyrën time dhe gjithmonë do ta bëj".

Për fjalët e vjetra të Maurizio Sarri ("futbolli është bërë sport për pederastë): "Këto sharje më duken paksa të tepruara, siç tha Claudio Ranieri, të gjithë jemi një familje".