Transmetuar më 22-02-2023, 08:21

RUSI- Përfshihet nga flakët një hotel në Moskë. Bilanci, 6 të vdekur mes tyre 2 fëmijë.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të lartë në qendër të Moskës, në katin e pestë.

Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, ndërsa rreth 200 qytetarë janë evakuuar nga godina ku funksionon një hotel, thanë autoritetet.

Zjarri është shuar pak para mesnatës duke gdhirë dita e mërkurë.

Ndërtesa, e cila u ngrit 41 vjet më parë në lagjen Tagansky të kryeqytetit rus, strehon hotelin MKM, ndërsa në katet më të larta ka apartamente private që dikur i përkisnin një hoteli tjetër.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të zjarrvënies.