Transmetuar më 22-02-2023, 06:11

Një ujk në Itali është kapur në video nga një gjuetar në momentin kur ka kapur një dre dhe e ka bërë gati që ta hajë.

Disa qytetarl po kalonin rrugën pranë shtëpive të tyre kur u përballën me skenën që e filmuan dhe e gjeni më poshtë.

Grabitqari i madh ka arritur të kapë një dre dhe e mban fort në nofullat e tij.

Ujku, është një gjahtar që mëson të gjuajë çdo kafshë dhe i gjen ato me bollëk. Kjo është arsyeja pse ai përshtatet lehtësisht me çdo vend dhe çdo pre.

Kaprolli është një pre e zakonshme e ujqërve dhe në të vërtetë një nga më të “zgjedhurit”.

Në fund të fundit, mishngrënësit e mëdhenj preferojnë të gjuajnë një pre që nuk kërcënon jetën e tyre, siç ndodh për shembull me derrat e egër.

Në video shikohet sesi grabitqari i vetmuar “mbërthen” qafën e drerit që është ende gjallë dhe përpiqet të çlirohet nga nofullat e tij. Por më kot. Fuqia e zhvilluar në këto kafshë është e tillë që thundraku është i dënuar.

Pavarësisht nga pauza e përkohshme për shkak të pranisë njerëzore, ujku është i vendosur të mos e braktisë prenë e tij.

Qëndron për pak kohë duke parë makinën dhe vazhdon të tërheqë me dhëmbë gjahun që dëshiron të përlajë.

Gjuetia e ujqërve në Itali është e ndaluar, gjë që ka sjellë një rritje të madhe të popullsisë së ujqërve dhe shumë sulme ndaj bagëtive dhe qenve të gjuetisë.

Ujqërit vlerësohet të jenë midis 800 dhe 1,100 në rajonet alpine, veçanërisht në Piemonte, Liguria dhe Valle d’Aosta.

Një problem i madh për Evropën është prania e ujqërve, por kryesisht bashkëjetesa e tyre me njerëzit, veçanërisht në zonat periferike. /noa.al