Transmetuar më 21-02-2023, 23:26

Në nisje të spektaklit të sotëm të ‘Big Brother VIP Albania’ kishte një largim të papritur.

Gazetari Bledi Mane i cili ishte i nominuar bashkë me çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se pa pritur rezultatin nga votat e publikut dëshiron që me vullnetin e tij të largohet nga shtëpia e famshme dhe këtë e ka konsideruar si një befasi për Kiarën. Mirëpo ky vendim, nuk u prit dhe aq mirë nga banorët dhe opinionistët.

Ja çfarë thanë ata:

Arbër Hajdari: Mendoj se para romances del ai, ai nuk do te dale nga publiku.

Zhaklina: U habita nga ky gjest, nuk besoj fare argumentin e tij. Se dashuria e çiftit mund te vazhdojë dhe jashtë.

Arbana: Ne kemi banorë që janë bërë me fëmijë, madje njeri ka dalë para tjetrit nga Big-u.

Valbona: Mua me ka shkuar mendja direkte. E kam thënë vetë ditën që u nominua Kiara se duhet te isha unë në vend të Kiarës, per shume gjera, dua ta shoh Kiaren për atë vajzë qe nuk ka perdorur asnje per te perballuar debatin. E kam konsideruar si nje vajze te mençur e te saktë e të vendosur. Si njeri do doja të isha une, nuk mendova dashurinë por mendova se këdaj shtëpie do i duhej nje Kiara.

Kiara: Mendoj se nominimi duhet të vazhdojë, ç’bëri se ndenjëm një javë më shume, do doja që Bledi te terhiqej e te shihnim se si është vendimi i publikut.

Bledi: Unë nuk ndaloj publikun qe te mos votoj, une dua te dal para se te lexohet zarfi, po pres deri ne fund te lojës.

Arbana: Duhet fillimisht ti thoje vëllait te madh.

Bledi: Nëse vendimi është pro meje, une nuk do qendroj ne shtëpi.

Luizi: Duke marrë parasysh përgatitjen e tij, duke ditur sesi joshet publiku them se kjo ishte tip shpresa e fundit e Bledit për ta mbajtur publiku në shtëpi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd