Transmetuar më 21-02-2023, 22:51

Tiranë- Zbardhen rrethanat e plagosjes me thikë të 19-vjeçarit në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa fëmijëve të moshës 10-15 vjeç.

Fillimisht ata kanë nisur një debat për motive banale dhe më pas ka agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës.

I plagosuri ka marrë dëmtime në kurriz dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin e autorit por edhe personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.