Transmetuar më 21-02-2023, 22:30

Tiranë- Gjendet i plagosur një 19-vjeçar në Tiranë.

Rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës "Ali Demi", është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës O. Sh., 19 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.