Transmetuar më 21-02-2023, 21:44

Librazhd- Në foto është Shefki Skura, personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në Librazhd. Ai u qëllua nga 27 vjeçari Albi Biçaku, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Biçakut, ku është gjetur një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, është në kërkim të autorit dhe verifikimit të kamerave. Është gjetur dhe një gëzhojë pistolete në vendin ku është gjuajtur dhe e ka marrë si provë materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.