Transmetuar më 21-02-2023, 20:34

Librazhd- Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd ku një 27 vjeçar qëlloi me armë për të vrarë një person.

Policia ka identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij që drejtonte mjetin nga ku është qëlluar.

Dyshohet se autori ka pasur për objektiv një tjetër person.

Raportohet se shtetasi i plagosur është Shpëtim Skura 35 vjeç, ndërsa autori është identifikuar si 27-vjeçari Albi Biçaku.

Mësohet se Skurra ndodhej në një lokal së bashku me disa të rinj.

Çfarë thotë Policia:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin Aldi Biçaku 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi Aldi Biçaku, duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Shpëtim Skura, 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.