Transmetuar më 21-02-2023, 20:13

Librazhd- Plagosje me armë zjarri në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Stacionit të Trenit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur Shpëtim Skura.

Autor i kësaj plagosje është Albi Biçaku.

Ndërkohë, policia ka rrethuar perimetrin dhe po kryen hetimet.

Paraprakisht dyshohet se autori ka qëlluar në drejtim të lokalit ku ndodhej Skura.

Policia ka ngritur disa postblloqe në Elbasan për të bërë të mundur ndalimin e dy personave në kërkim.

Librazhd/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.