Transmetuar më 21-02-2023, 18:31

Sarandë- Nxënësi hyn me armë në klasë, bojkotohet mësimi në njhkollë në Sarandë.
Disa prindër dhe fëmijët e tyre kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla. Kjo ka ndodhur pasi ditën e djeshme një nxënës 14 vjeçar ka shkuar në klasën e 6E duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me armë.
Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.
Bojkotit të mësimit nga fëmijët i janë bashkuar edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri.