Transmetuar më 21-02-2023, 16:42

Një 17 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës për kanosje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, ku i riu ka kanosur përmbaruesin dhe një avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për prishjen e një objekti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti”, njofton policia.