Transmetuar më 21-02-2023, 15:22

BRITANI- Një 27- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nag policia, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge. Siç raportojnë mediat e huaja, shqiptari përveç akuzës për trafik droge, ishte në kërkim dhe për plagosje, vjedhje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit në shtator 2020 në Kent të Anglisë.

Pasi kanë marrë një denoncim nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, hetuesit kanë rënë në gjurmë të të kërkuarit, me banim në Genova, por që në fakt jetonte në provincën e Savonës. Shqiptari i arrestuar është dërguar në një burg në Genova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit.