Transmetuar më 22-02-2023, 08:23

Në botën e sportit, pak emocione janë të krahasueshme me mundësinë që një prind të ndajë fushën me fëmijën e vet. Disa ia dolën duke u ndeshur si amatorë, të tjerë vetëm në stërvitje, por ka nga ata që ia dolën edhe në garat zyrtare. Këtu po ndalemi vetëm te futbolli "babë e bir"…

ZLATAN DHE MAXIMILIAN

Stërvitja pas fitores ndaj Tottenhamit e pa Milanin të provonte veten në një ndeshje stërvitore me ekipin U-18. Aty pati një përkim të jashtëzakonshëm: Maximilian Ibrahimovic iu bashkua ekipit dhe luajti me babanë Zlatan.

ARNOR DHE EIDUR

1996, miqësore mes Islandës dhe Estonisë; bëhet një zëvendësim unik. Arnor Gudjohnsen del, djali Eidur hyn në fushë. Të dy nuk kanë luajtur asnjë minutë bashkë, por zëvendësimi mes tyre është historik.

RIVALDO DHE RIVALDINHO

Në të njëjtën ndeshje, babë e bir shënojnë. Ka ndodhur me Rivaldon dhe Rivaldinhon e ri (atëherë 20 vjeç), kur në vitin 2015 luajtën tri ndeshje krah për krah te Mogi Mirim, divizioni i dytë i kampionatit brazilian.

FELIPE DHE DAVI

Ashtu siç ndodhi me Ibrahimovic, Felipe Melo dhe djali i tij Davi gjithashtu luajtën një ndeshje stërvitore së bashku te Fluminense. “Kush nuk e ka ëndërruar që djali të ndjekë gjurmët e babait në sport? Sot kemi jetuar një eksperiencë unike, babai dhe djali në të njëjtën fushë. E paharrueshme”, – shkruante ish-lojtari i Interit dhe Juventusit në Instagram, janarin e kaluar.

HENRIK DHE JORDAN

Në vitin 2013, Henrik Larsson u kthye për të luajtur 4 vite pas "pensionimit" të tij. E bëri me Hogaborgs, te amatorët suedezë, në ekipin e djalit të tij 15-vjeçar, Jordan. Në një nga ndeshjet, në të cilën dolën së bashku në fushë, i riu do të shënonte gol. Henrik më vonë do të bëhej trajner i klubit.

ALEKSEY DHE DY DJEMTË

Eremenkos janë të njohur të vjetër nga Seria A. Aleksey Junior ka luajtur për Lecce, Roman ka veshur fanellat e Udineses dhe Siena. Babai, Aleksey Senior, arriti të ishte shoqërues i të dyve, përkatësisht në Helsinki dhe Jaro.

Walter Pandiani

WALTER DHE NICOLAS

Blerë së bashku, prezantuar së bashku në një konferencë shtypi. Kjo është historia e Walter, të cilin e kujtojmë me fanellën e Deportivo La Coruña, dhe Nico Pandiani, i cili ndante dhomën e zhveshjes te Miramar Misiones (klubi i Montevideo, sot në divizionin e dytë uruguajan) më 2013.

CESARE DHE PAULO

Ata mund të mos kenë veshur të njëjtën fanellë në të njëjtën kohë, por e gjetën veten duke mbrojtur ngjyrat e Milanit me funksione të ndryshme: Cesare Maldini si trajner, Paolo si lojtar. Një dinasti që vazhdoi me Danielin, tani te Spezia, i cili luajti për kuqezinjtë ndërsa babai i tij ishte (dhe është) drejtor teknik i klubit.