Transmetuar më 21-02-2023, 12:45

Tiranë- Zbulohet data kur do të mbahet mbledhja e qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë. Burime nga Kryeministria informojnë se mbledhja do mbahet në datën 27 shkurt.

Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Seanca e përbashkët do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podogricë.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryeministrit Edi Rama.