Transmetuar më 21-02-2023, 11:53

Më pak se nëntë muaj më parë, Real Madridi dhe Liverpool-i u përballën në finalen e Ligës së Kampionëve, në Paris. Të bardhët kishin fituar La Liga-n dhe Superkupën. Të kuqtë ishin nënkampionë të Anglisë, fitues të Kupës së Ligës . Ashtu si në futboll, lavdia zgjat, në rastin më të mirë, një verë.

Tani, dy skuadrat e njohura europiane do ta përsërisin duelin, por në dy kapituj (vajtje-kthim), sepse takohen në 1/8 finale. Real Madridi është ende gjallë në Kupën e Mbretit, por i distancuar nga Barça në klasifikimin aktual të La Liga-s, me Superkupën e luajtur dhe humbur në Arabi kundër katalanasve.

Liverpool-i po shkon edhe më keq. Ai filloi duke fituar “Community Shield” kundër Manchester City, përpara se të binte në një “depresion” të thellë. Skuadra e Klopp është e teta në Premier League, 19 pikë prapa liderit Arsenal dhe u eliminua në raundin e katërt të “FA Cup” e Kupës së Ligës. Evropa është e vetmja rrugëdalje.

Klinika i shtohet situatës së vështirë sportive. Lëndimet kanë ndikuar te Liverpool-i deri më tani, këtë sezon. Ish-lojtari i Barçës, Arthur, i huazuar nga Juventusi, është jashtë që nga shtatori për shkak të një dëmtimi muskulor, për të cilin iu desh të operohej. Kolumbiani Luis Díaz, që nga tetori, me një sëmundje të gjurit, si Ramsay.

Liverpool will be hoping for revenge after last May's Champions League final loss to Real Madrid

Konate mungoi në fillim të sezonit (problem në gju) dhe u lëndua sërish në janar. Kupa e Botës e lodhi Van Dijk, ndaj pati probleme në fillim të vitit. Ai u kthye të shtunën kundër Newcastle dhe luajti 90 minuta. Një javë më parë, dy të lënduar të tjerë afatgjatë janë kthyer, Diogo Jota (i dëmtuar në tetor) dhe Firmino (i dëmtuar në dhjetor).

Thiago gjithashtu vuan nga shqetësimi muskulor dhe ka dy javë që është jashtë. Këto fatkeqësi dhe largimi i Sadio Mané, i cili sapo kishte nënshkruar sezonin e tij më të mirë (23 gola), e kanë dekapitalizuar shumë skuadrën e kuqe.

Darwin Núñez, i cili erdhi si një zgjidhje për finalizimin (80 milionë euro) dhe ka shënuar 11 gola, u desh të zëvendësohej të shtunën për një dëmtim në shpatull dhe është në dyshim për sot. Pas Kupës së Botës, Liverpool-i nënshkroi me holandezin Gakpo (42 milionë), i cili shënoi golin e dytë këtë sezon kundër Newcastle, por është ende në fazën e përshtatjes.

Gjërat janë përkeqësuar qartë në skuadër. Në të gjithë sezonin e kaluar, Liverpool-i humbi katër ndeshje. Në këtë sezon ka tashmë 10 humbje. Nga të mëdhenjtë, ka mundur ta mposhtë vetëm Manchester City në Premier League.

Kundërpuna e kaq shumë problemeve ka qenë rritja e dy të rinjve me një të ardhme të shkëlqyer: Elliott (19 vjeç) dhe Bajcetic (18). I pari është futbollisti që ka marrë pjesë në më shumë ndeshje, edhe pse nuk është titullar i padiskutueshëm. I dyti, i lindur në Vigo, djali i një ish-lojtari serb të Celtas, ka qenë në 11-shen e parë në katër ndeshjet e fundit të Premier League, duke luajtur në nivel të lartë.

Megjithatë, pasuria e madhe e Liverpool-it vazhdon të jetë Salah, një futbollist shumë mbi tonin e skuadrës dhe shumë i rregullt me gola. Ai nuk ka rënë nën 23 gola për sezon që nga mbërritja në “Anfield”. Në këtë sezon ka shënuar 18 gola, shtatë prej të cilëve kanë mbërritur në Champions League, ku është golashënuesi më i mirë së bashku me Mbappe, por me një ndeshje më pak.

Në Ligën e Kampionëve, pikërisht, Liverpool-i ka ofruar fytyrën e tij më të mirë. Pas një disfate fillestare në Napoli (4-1), ai fitoi gjithçka. Ai shënon mesatarisht një gol më shumë për ndeshje se në Premier League, pëson më pak, gjuan më shumë dhe merr më pak goditje. Në terma më të moderuar, e njëjta gjë ndodh me Real Madridin, i cili me dy pikë më pak ishte kryesuesi i grupit të tij.

Skuadra e Ancelottit gjithashtu vjen e reduktuar për ndeshjen e sotme, veçanërisht në mesfushë, ku ka humbur dy nga tre titullarët e vet. Tchouameni dhe Kroos nuk u rikuperuan në kohë. Kështu do të duhet të vendosen Modric, Camavinga dhe Ceballos në këtë repart, me përforcimin e Valverdes në të djathtë.

Carlo Ancelotti is familar with Anfield's famous atmosphere

Benzema hyri në listë dhe do të luajë, por shtatë ndërprerje gjatë sezonit aktual kanë ndikuar në performancën e tij. Ai ka shënuar në të gjitha garat, përveç në Champions League, në të cilën vitin e kaluar nënshkroi 15 gola, një biletë për “Topin e Artë”.

Tani roli kryesor i bie Vinicius kundër një rivali që është jashtëzakonisht produktiv për të. Tre gola në tre ndeshje, përfshirë atë që i dha Real Madridit të 14-tin Champions League. Real Madridi dhe Liverpool janë takuar tetë herë në Champions League.

Të kuqtë fituan dy ndeshjet e para, në 1/8 finale të sezonit 2008-2009 (4-0 në “Anfield”) dhe nuk ia kanë arritur më. Të bardhët mbizotëruan në dy ndeshjet e së njëjtës fazës më 2014-2015, teksa kaluan në çerekfinale, ashtu sikurse bënë në sezonin 2020-2021. Madrilenët mbizotëruan edhe në finalet e vitit 2018 dhe 2022.