Transmetuar më 21-02-2023, 11:43

TIRANE- Dy të ndaluarit për atentatin e dështuar në Elbasan, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, kanë mohuar çdo përfshirje të mundshme me ngjarjen.

Në dëshminë e tyre në Polici, Spahiu dhe Preçi kanë thënë se nuk kanë dijeni për makinën. Spahiu, kunat i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej ka thënë se dokumentet e identifikimit që u gjetën në automjet, nuk i përkasin.

"Nuk kemi dijeni për mjetin BMW ku u gjetën armët. Dokumentet greke në makinë mund ti ketë bërë kushdo që do të më bëjë keq"-ka thënë ai.

Sakaq, hetimi vazhdon dhe nëse grupi hetimor arrin të grumbullojë prova se dy të arrestuarit kanë lidhje me Erion Alibejn se se kishin në plan të bënin një atentat, atëherë çështja do ti kalojë për shqyrtim SPAK.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan dje nga Policia pasi akuzohet se dyshohet se kishin në plan të vrisnin Elton Kilën, për shkak të hakmarrjes. Policia e Shtetit mundi të parandalojë të dielën një atentat mafioz në Elbasan. Një makinë fuoristradë u gjet pranë stadiumit "Elbasan Arena" ku u gjetën 3 kallashnikovë dhe dhjetëra fishekë. Makina ndodhej në një magazinë të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt, një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai është kunati i Arben Spahiut dhe dyshohet se ngjarja vjen pas një sërë përplasjesh mes grupeve rivale në qytetin e Elbasanit. Megjithatë, janë hetimet ato që do zbradhin rrethanat e ngjarjes pasi në këtë çështjes janë angazhuar specialistët më të mirë të Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Prokurorisë etj.