Transmetuar më 21-02-2023, 11:30

Ditën e djeshme u bë zgjedhja e liderit dhe sërish u votua që të jetë Valbona Mema, e cila ka një avantazh në lojë. Por ky votim ka krijuar debat mes Luiz Ejllti dhe këngëtares së dashur për publikun.

Arsyeja? Valbona ka votuar Olta Gixharin që të bëhej lidere. Si pasojë Luizi i kërkoi llogari Valbonës që pse ajo votoi për Oltën, në një kohë kur ajo e di mirë se çfarë ka bërë aktorja në shtëpi, ndërsa përmendi edhe rastin më të fundit që dërgoi në nominim atë edhe Kiara Titon.

Valbona i tha atij se përgjigjen do e marrë në Prime dhe se nuk e kishte kuptuar zarfin që vota mund të shkonte edhe për djemtë.

Mbrëmjen e kaluar, teksa Luizi po bisedonte me Kiarën dhe Ermionën, kjo e fundit tha që Valbona nuk i thotë gjërat hapur ashtu siç vërtetë janë.

Këngëtari i njohur u shpreh se Valbona ka frikë nga vendimi që ajo mori, për këtë arsye justifikohet kot.