Transmetuar më 21-02-2023, 11:04

Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord ta mbajë në paraburgim pa kusht ish-lojtarin e Barçës, Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të re në një klub nate të Barcelonës, më 30 dhjetor, sipas burimeve ligjore të raportuara për EFE.

Magjistratët e seksionit të tretë të Gjykatës së Barcelonës kanë rrëzuar kështu ankesën e lojtarit brazilian kundër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues që e dërgoi në burg më 20 janar, pasi u pranua në burgun “Brians 2”.

Javën e kaluar, në seksionin e tretë të Gjykatës së Barcelonës u zhvillua seanca për apelimin që mbrojtja e Alves bëri kundër vendimit të gjyqtarit hetues për ta dërguar në burg pa kusht.

Siç shpjegohet nga burime ligjore, në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e “viktimës”, mbrojtja e Alves iu referua apelit që bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe, pasi këmbënguli se futbollisti ka “rrënjë” të mjaftueshme në Spanjë që garantojnë se nuk do të arratiset.

Pala mbrojtëse e futbollistit e ka vënë sërish në dyshim versionin e vajzës 23-vjeçare, ndër të tjera për shkak se ajo nuk paraqet lezione vaginale. Mirëpo, ky ankim nuk ka pasur efekt dhe Gjykata e Barcelonës ka rënë dakord mëngjesin e sotëm që ta mbajë Alves në paraburgim dhe pa kusht.