Transmetuar më 21-02-2023, 10:36

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ka reaguar ndaj një veprimi të Luizit së fundmi. Gjatë një debati të Luizit me Maestron, Kiara u përpoq të ndërhynte për të qetësuar këngëtarin. Pasi ajo e kapi nga krahu, Luizi iu kthye ashpër moderatores duke i thënë që ta linte të qetë, një moment ky i cili i tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

Shqipja e ka publikuar këtë moment në Instastory dhe e cilëson Luizin si një njeri harbut që në të ardhmen sipas saj ka për të ushtruar dhunë fizike ndaj Kiarës.

“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në një të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër dhe jo vetëm këtë, por cilën do femër”, shprehet Shqipja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd