Transmetuar më 21-02-2023, 09:01

Bledi ia thotë troç Kristit: Do njihesh si djali i Bertit

Krist Aliaj ka pasur një diskutim ditën e djeshme me Bledi Manen. Ky i fundit i tha Kristit se ai gjithmonë do njihet si çuni i Bertit.

Gazetari i njohur u shpreh se ai është futur në fushën e lojës me këtë identitet dhe do ta ketë dyfish më të vështirë për të arritur atje ku do.

Sipas tij në Shqipëri ka qenë gjithmonë shumë e vështirë që pasardhësit të shënojnë gjurmë.

Kristi tha se ai ka identitetin e tij si lojtar dhe si njeri. Secili lë gjurmën e vetë. Ai tha se nuk mund të detyrojë veten të shënojë të njëjtën gjurmë si i ati i tij.