Transmetuar më 21-02-2023, 08:49

BERAT-Një ngjarje tragjike ndodhi në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip ‘Benz’.

Policia bën të ditur se gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, Merko, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi.

Mjeti ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi 28-vjeçar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.