Transmetuar më 21-02-2023, 08:35

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Fushë Krujë – Laç.

Një automjeti me drejtues shtetasin A.Z, 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M.N.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret që ndodheshin në makinën e shtetasit MN, , konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.