Transmetuar më 21-02-2023, 08:28

Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në qytetin e Beratit, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.
Makina pasi ka goditur shtyllën e ndriçimit ka rënë në kanal duke shpërthyer më pas në flakë, ndërsa shtetasi K.M, ka mbetur brenda mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.