Transmetuar më 20-02-2023, 22:25

Kjo pemë është kthyer në një atraksion turistik në Itali. Ajo rritet me kokë poshtë në rrënojat e lashta të Baiae

Një pemë e veçantë ka arritur të bëhet e famshme në të gjithë botën. Dhe si të mos ndodhte kjo, përderisa bëhet fjalë për një fik me kokë poshtë në rrënojat e lashta të Baiae, afër Napolit, raporton noa.al.

Pamja mahnitëse e pemës me kokë poshtë që rritet nga tavani i një harku të lashtë romak po bën xhiron e mediave sociale.

Imazhi është mbresëlënës dhe nuk janë të paktë ata që sjellin në vëmendje misteret romake.

Ky fik i veçantë rritet drejt tokës, gjë që është mjaft e rrallë. Askush nuk e di saktësisht se si fiku ka arritur atje dhe sa kohë ka duke u rritur.

Sado paradoksale të na duket, fiku i përmbysur forcohet vit pas viti, ndërsa shpesh bujarisht i ofron botës frytet e tij.

Rrënojat e lashta të Baiae, pranë qytetit modern të Bacolit në Itali, janë shtëpia e singularitetit më të famshëm botanik.

Fiku zakonisht preferon vendet e thata dhe me diell. Rrënjët e tyre të fiqve dhe aftësia për të lulëzuar me pak ujë e lejojnë bimën të mbajë veten në vende jo mikpritëse. Dëshmi për këtë është pema me kokë poshtë.

Dikur ishte një vendstrehim i gjallë për klasën sunduese të Romës. Sot Baiae është një park arkeologjik që tërheq turistë nga e gjithë bota.

Vitet e fundit, fiku me kokĂ« poshtĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga atraksionet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« zonĂ«s. NĂ« fund tĂ« fundit, Ă«shtĂ« dĂ«shmi se natyra gjen gjithmonĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’ia dalĂ«. /noa.al