Transmetuar më 20-02-2023, 22:03

TURQI -Të paktën tre të vdekur dhe 213 të plagosur janë evidentuar nga tërmeti i sotëm me magnitudë 6.4 ballë që goditi sot Turqinë. Lajmi konfirmohet nga Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Grupet e kërkim-shpëtimit ishin duke zhvilluar aksionin në tre ndërtesa të shembura, ku disa persona u raportuan të bllokuar.

Zyrtarët thanë se më shumë ndërtesa u shembën, duke bllokuar banorët dhe disa njerëz u plagosën në të dy vendet, por nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima.

Tërmeti i së hënës ishte me qendër në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, një nga rajonet më të goditura në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt.

Tërmeti sonte 6.4 ballë u ndje në Siri, Jordani, Qipro, Palestinë, Izrael dhe deri në Egjipt dhe u pasua nga një tërmet i dytë, me magnitudë 5.8 ballë.

Në Hatay, ekipet e kërkimit të policisë shpëtuan një person i cili ishte bllokuar brenda një ndërtese 3-katëshe dhe po përpiqej të arrinte tre të tjerë brenda, njoftoi televizioni HaberTurk.