Transmetuar më 20-02-2023, 19:59

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se kryeqyteti ukrainas ka rrëmbyer një pjesë të zemrës së tij dhe se në të ardhmen do të kthehet sërish atje. Këtë reagim presidenti Biden e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter.

"Kievi ka rrëmbyer një pjesë të zemrës sime. E dija që do të kthehesha", ka thënë ai.

Presidenti i SHBA-ve lajmëroi në vizitën e tij në Kievin e shkatërruar se plani brutal i presidentit rus, Vladimir Putinit ka dështuar, kjo për faktin se sipas tij dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi, sepse nuk shohin të ardhme në Kremlin. Udhëheqësi i SHBA-së nderon mbështetjen e premtuar tashmë nga vendet e NATO-s dhe thekson raundin e fundit të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, që pritet të dërgohet nga Uashtingtoni në Kiev. Ashtu sikurse edhe Parlamenti Evropian ra dakord në seancë, këtë javë priten sanksione të reja goditëse për Moskën.