Transmetuar më 20-02-2023, 19:16

Debatet e ashpra, kërcënimet dhe fyerjet, janë të përditshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Ato arrijnë deri aty sa largojnë banorët nga njëri-tjetri, duke vënë një mur të padukshëm.

Një nga skenat e cila u komentua dhe ende përmendet në shtëpi, është kërcënimi i bërë nga Luizi për Dean.

‘Do të të shtyp me këmbë, do të zhgarravis’.

Kjo deklaratë u bë në momentin që Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. Dea nuk e priti aspak mirë, saqë kërkoi nga produksioni që të merren masa. Kjo bëri që mes saj dhe Luizit të kishte një distancë të frikshme.

Mirëpo, mbrëmjet e bukura, me muzikë, pije dhe rroba të reja sjellin gjëra të papritura. Në ‘Prime-n’ e kaluar, banorët morën kostume dhuratë nga linja e Lori Hoxhës. Vëllai i madh u kujdes që banorët të kishin muzikë, duke ftuar një DJ, e madje edhe një aparat fotografik, për të kapur disa momente mes tyre.

Duke qënë fotograf, Pirro realizoi shkrepje të bukura. Përveç Luizit e Kiarës dhe Kristit e Kejsit, një foto tërhoqi vëmendjen në rrjet. Ajo e Luizit dhe Deas.

Dy personat që deri më sot kanë pasur shumë distancë dhe debate, u panë në foto së bashku. Luizi shihet duke e puthur në faqe, ndërsa Dea shikon aparatin dhe buzëqesh.

Nuk dihet nëse kjo foto do jetë kthesë në marrëdhënien e tyre apo ishte e gjitha për show.